Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - FERONIKELI 74

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit

Foto: SCGjilani/ fb

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit


16 September, 2024 @17:05

Fitorja e parë sezonale për Gjilanin ka ardhur sot në shtëpi në përballjen ndaj Niklit 74, për t’ia thelluar këtij të fundit krizën edhe më tepër.

Gjilanasit duelin e sotëm e mbyllën me fitore 2-0 (Senad Jarovic 3’, Sabit Bilali 45’).

Ndeshja filloi mjaft mirë për Gjilanin, që golin e gjeti menjëherë. Ishte i zakonshmi Senad Jarovic ai që shënoi për epërsinë fillestare.

TABELA AKTUALE

Më pas, fitorja u vulos nga mesfushori Sabit Bilali, që shënoi për përfundimtaren 2-0.

Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Gjilanin, që duket skuadër në komponim e sipër, ndërkohë Nikli ka 5 humbje në 5 ndeshjet e para!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga