Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA VAZHDON ME FITORE

Malisheva mbetet në vallen e kryesuesve, mposhti Dukagjinin

Foto: FCMalisheva/ fb

Malisheva mbetet në vallen e kryesuesve, mposhti Dukagjinin


15 September, 2024 @21:44

Ka ardhur edhe fitorja e tretë sezonale e Malishevës, në katër ndeshje të luajtura në pesë xhirot e para të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi, ka pasur paraqitje tepër të mirë, veçanërisht në pjesë të dytë të ndeshjes për ta mposhtur Dukagjinin e Ismet Munishit në Klinë, me rezultat: Dukagjini - Malisheva 1-3 [Mërgim Pefqeli 21’ - Vesel Limaj 7’, Arbër Pira 48’, Laurent Xhylani 78’].

Ndeshja filloi me një super gol të Vesel Limajt nga gjuajtja e lirë (7’) në debutimin e tij për fanellën e Malishevës, prej se kaloi aty nga Ballkani. Por Dukagjini u këndell shpejt dhe pas dy rasteve me Ebrima Jattën siguroi golin e bukur me asistim të Jattës, derisa Mërgim Pefqeli shënoi për 1-1 (21’) duke tundur pagabueshëm portën e kundërshtarit nga afërsia.

Në pjesë të dytë Malisheva përsëri shënoi shpejt. Ishte një depërtim i mirë në zonë nga krahu i majtë, që ç‘orinetoi mbrojtjen e vendasve, e topin krejtësisht në krah të djathë e kapi Arbër Pira që shënoi në portë pothuajse të zbrazët (48’) për epërsinë 1-2.

Dukagjini vazhdoi me sulme, ndërsa pati raste të mira për shënim disa herë. Mos-mprehtësia e fazës ofanzive, duke mos arritur të bëjnë goditjen e fundit të saktë, i ndëshkoi ata më vonë. Ishte kundërsulmi i shpejt, që gjeti Pirën duke ikur nga krahu i djathtë, ndërsa asistoi te Laurent Xhylani që vulosi fatin e takimit brenda zonës, për 1-3 (78’).

Malisheva me këtë fitore arrin në kuotën e 10 pikëve pas 4 ndeshjeve të luajtura në 5 xhiro dhe është e dyta në renditje tabelare. Ndërkaq, Dukagjini pas dy fitoreve radhazi ndalet me humbje dhe tash ka 6 pikë nga 5 ndeshje të 5 xhirove të para të stinorit, duke qëndruar në pozitë të gjashtë të renditjes.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Malisheva mbetet në vallen e kryesuesve, mposhti Dukagjinin


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga