Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI FITON DERBIN NDAJ DRITËS

Baftiu mposht ish-skuadrën, për t’i sjellë fitoren e madhe Llapit

Fotot: KFLlapi/ fb

Baftiu mposht ish-skuadrën, për t’i sjellë fitoren e madhe Llapit


15 September, 2024 @21:34

Mesfushori Blend Baftiu ka shënuar gol në kohën shtesë të ndeshjes, ndërsa Llapi ka arkëtuar tre pikë të mëdha në përballje derbi ndaj Dritës në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, duke fituar ndeshjen me rezultat minimal 1-0 [Blend Baftiu 90’+3].

Aksioni që s’premtoi shumë në fund, bëri që Baftiu të shutojë drejt portës së ish-ekipit të tij prej ku kaloi këtë verë te Llapi, ndërsa topi u devijua nga mbrojtësi Juan Mesa për të përfunduar në rrjetë të Faton Malokut, për t’i sjellë fitore të madhe ekipit të Tahir Batatinës. Te goli i Baftiut asistoi i posaardhuri te Llapi, Almazbekov.

Kjo ka qenë fitorja e dytë kampionale e Llapit këtë stinor, në ndeshjen e pestë të zhvilluar, ndërsa tre pikët e çojnë ekipin në pozitë të pestë të renditjes tabelare me 7 pikë. Drita, që ka ndeshje mangu luajti sot duelin e dytë sezonal, ndërsa ka 3 pikë dhe është e parafundit (e nënta) duke pasur dy ndeshje të zhvilluara aktualisht nga pesë xhiro sa kanë kaluar në Superligë.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga