PARIS 2025 - GRAND SLAM

Akili i argjendtë në Paris
1 February, 2025 @20:29
Akil Gjakova ka arritur finalen dhe ka siguruar medaljen. Aty edhe pse u mposhtë nga uzbeku Shakhram Ahadov, ai ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam të Parisit, për të kurorëzuar në podium ditën e suksesshme të tij në kryeqytetin francez.
Pas triumfeve deri në çerekfinale, ai në gjysmëfinale ka pasur punë me italianin Manuel Lombardo, të cilin e kaloi për të siguruar finalen dhe medaljen. Lufta në finale ka qenë tepër taktike dhe u vendos nga dënimet! Dyshja finaliste më shumë kujdesej mos po bën gabim, sesa për të sulmuar qartë.
Kjo është medalja e tretë për Akil Gjakovën në GS të Parisit, ndërsa xhudisti më i mirë kosovar, 29-vjeçari të artën e kishte fituar në vitin 2018, ndërsa në vitin e kaluar, 2024 gjithashtu medaljen e argjendtë.