PARIS 2025 - GRAND SLAM

Distria e bronztë në Paris
1 February, 2025 @20:38
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme! Distria ka fituar katër medalje në Grand Slam të Parisit ndër vite dhe një medalje Olimpike në vitin 2024 në Paris
Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange.
Krasniqi në çerekfinale me dy Wazaari mposhti, spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori
Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për xhudon kosovare.