Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARIS 2025 - GRAND SLAM

Nora Gjakova merr medaljen e bronztë

Nora Gjakova merr medaljen e bronztë


1 February, 2025 @20:33

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slam Paris 2025!
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Nora Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris!
Në xhiron e parë Nora mposhti me dy Wazaari për Ippon, francezen Rania Drid. Duke vazhduar në xhiron e dytë, ku mposhti me yuko dhe Ippon, kroaten Iva Oberan.
Në çerekfinale Gjakova humbi me yuko, nga japonezja Megu Danno. Kurse në repasazh mposhti me dy Wazaari për Ippon, garuesen nga Spanja, Cristina Cabana Perez.
Në ndeshjen vendimtare, ajo mposhti Kampionen Botërore aktuale Joanne Van Lieshout nga Holanda.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo