Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARIS 2025 - GRAND SLAM

Nora eliminon francezen Drid në duelin e parë

Nora eliminon francezen Drid në duelin e parë


1 February, 2025 @11:18

Pa shumë telashe, Nora Gjakova ka kaluar raundin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamin e Parisit që ka nisur sot në kryeqytetin e Francës.

Nora ka mposhtur Rania Dridin nga Franca në rrethin e parë garues të kategorisë së saj, duke shënuar waza-ari e më pas edhe ippon për fitore përfundimtare.

Duhet theksuar se Nora zakonisht garon në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe në këtë garë ka hyrë në kategori më të rëndë. Kundërshtarja e radhës për Nora Gjakovën është nga Kroacia.

Ajo më vonë do të ndeshet me Iva Oberanin që kaloi pa luftë në rrethin e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo