Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANDAT I RI PËR KUKËN

Agron Kuka - fiton edhe një mandat në krye të xhudos kosovare

Foto: KosovaJudo/ fb

Agron Kuka - fiton edhe një mandat në krye të xhudos kosovare


31 January, 2025 @11:06

Në fundjavën e kaluar u mbajt Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Federatës së Xhudos së Kosovës për vitin 2024, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare të Federatës.

Gjatë Kuvendit u diskutua mbi vitin e kaluar, përfshirë sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Federata.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Musa Selimi, anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan gjatë mbledhjes së Kuvendit të Rregullt.

Pas përfundimit të këtij Kuvendi, u mbajt edhe Kuvendi Zgjedhor, ku Agron Kuka u rizgjodh Kryetar i Federatës.

Në këtë Kuvend u zgjodh edhe Bordi i ri i Federatës, i cili përbëhet nga:

1. Agron Kuka - Kryetar
2. Remzi Begu - Nënkryetar i Parë
3. Anton Cena - Nënkryetar i Dytë
4. Driton Kuka - Anëtar
5. Majlinda Kelmendi - Anëtare
6. Fatos Tabaku - Anëtar
7. Mustafë Veseli - Anëtar
8. Linda Cena - Anëtare
9. Distria Krasniqi - Përfaqësuese e Sportistëve.

Dy anëtarë të tjerë do të emërohen nga Kryetari i Federatës, në përputhje me statutin e Federatës.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo