PARIS 2025 - GRAND SLAM

Distria kalon tutje
1 February, 2025 @12:17
Distria Krasniqi ka arritur të shënojë fitore në kategorinë deri në 52 kilogramë në duelin e parë të saj në rrethin e dytë garues.
Kampionja olimpike ka mposhtur francezen Alyssis Poulange në rrethin e dytë dhe tashmë pret duelin me spanjollen Ayumi Leva Sanchez për të kërkuar një vend në gjysmëfinale.
Distria dhe spanjollja kanë qenë bartëse të grupit të tyre të kundërshtarëve dhe në rrethin e parë nuk kanë pasur duele. Të dyja janë futur në garë nga rrethi i dytë dhe kanë shënuar fitore ndaj kundërshtareve, për tu ndeshur tash për një vend në TOP-4 të Grand Slamit të Parisit.