Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO U-17/ DIV B

EHF përjashton Greqinë nga europiani

Foto: gol.mk

EHF përjashton Greqinë nga europiani


2 August, 2017 @13:56

Federata Europiane e Hendbollit (EHF) ka përjashtuar Greqinë U17 nga Europiani i Divisionit B që po zhvillohet këtë javë në Maqedoni.

Kjo, pasi që ekipi i vajzave greke refuzoi të paraqitet në takim ndaj maqedonaseve 32 sekonda para fillimit të ndeshjes, kur panë se në fanellat e stafit të ekipit maqedon, shkruante Maqedonia.

EHF nuk toleroi një gjë të tillë dhe sot përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se Greqia U17 është përjashtuar nga garat e mëtutjeshme, dënuar me 25 mijë euro, ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 10-0 si dhe ka marrë minus 2 pikë.

Në këtë europian po merr pjesë edhe Kosova U17, por gjindet në Grupin B dhe deri tash ka 1 fitore dhe 1 humbje të regjistruar. Vajzat e kaltëra duhet të arrijnë së paku vendin e dytë në Grupin B, për të kaluar në gjysmëfinale të europianit dhe në radhë i kanë ndeshjet ndaj Izraelit dhe Bullgarisë për të kuptuar gjendjen në klasifikimin e Grupit B.

Aktualisht, Sllovenia me 4 pikë nga 2 ndeshje, dhe Bullgaria me 2 pikë nga 1 ndeshje janë liderë Grupit B, ndërsa pas tyre vjen Kosova me 2 pikë nga 2 ndeshje, para Islandës dhe Izraelit që s’kanë pikë të fituar ende.


 
Të gjitha lajmet nga