Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUNGARIAN GP

Dita e Ferrarit!

Foto: F1

Dita e Ferrarit!


30 July, 2017 @15:36

Një ditë shumë e suksesshme për skuadrën e Ferrarit ishte sot në garën e Hungarisë.

Kjo skuadër e mbylli ditën duke marrë 2 vendet e para, me Vettelin e Raikkonenin që zhvilluan një garë perfekte dhe e mbyllën ashtu siç e filluan, në pozitat 1, përkatësisht 2.

Gara filloi ashpër, me Max Verstappenin që e largoi nga pista Ricciardon pas një prekjeje të vogël, e më pas emocionet e garës vazhduan në luftën për 4-5 pozitat e para.

Ajo që e bëri interesant garën e sotme ishte egërsia e anglezit Lewis Hamilton, i cili fillimisht e parakaloi finlandezin Bottas për ta marrë pozitën e tretë, e më pas egërsisht vazhdoi kërcënimin ndaj finlandezit tjetër, Kimi Raikkonen, për marrjen e pozitës së dytë, mirëpo kjo nuk ndodhi, pasi që Raikkonen zhvilloi një garë perfekte dhe e ruajti vendin e dytë, ndërsa vendi i parë i mbeti gjermanit Vettel, që gjithashtu zhvilloi një garë pothuajse pa gabime. Fare në fund të garës, Hamilton ia lëshoi pozitën e tretë qëllimisht finlandezit Valteri Bottas, shokut të tij të skuadrës, i cili e mbylli garën në podium. Kjo është hera e pestë radhazi që Bottas ngjitet në podium sivjet.

Renditja e garuesve në garën e sotme:

Renditja e përgjithshme e garuesve:


 
Të gjitha lajmet nga Motosports