EYOF 2017: GYOR
Suma dhe Smajli, të fundit në hedhje të gjylës dhe 3000m
27 July, 2017 @23:04
Atletët, Alaudin Suma dhe Arjan Smajli, përfunduan garat në hedhje të gjylës dhe vrapim 3000 metra, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Suma dha maksimumin, duke hedhur gjylën në largësi 13.51 metra, po kjo nuk mjaftoi që ai t’i shmanget vendit të fundit.
Në dy ditët e fundit të EYOF-it, Alaudini do të garojë edhe në hedhjen e diskut.
Në finalen e 3000 metrave, Arjan Smajli, doli i fundit, me kohën 9.38 sekonda.