Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT VIII FRANKOFONE

Pas Distrias, edhe Akili i artë

Pas Distrias, edhe Akili i artë


27 July, 2017 @9:27

Edhe xhudisti i radhës i KXH Ippon nga Peja, i ka sjellë medalje të artë Kosovës në Lojërat VIII të Frankofonisë që po mbahen në Abixhan të Bregut të Fildishtë.

Akil Gjakova ka mposhtur në finalen e kategorisë -73 kilogram marokenin Ahmed El Meziati me ippon pas 1 minutë e 54 sekondave luftë.

Para tij, Gjakova mposhti francezin Mathieu Little Lebreton me Waza-Ari ndërsa në çerekfinale me ippon eliminoi Royal Rakotoarivonyn nga Madagaskari.

Pardje, Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë në kategorinë e saj në xhudo, ndërsa Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat e Frankofonisë, prej se u bë pjesë e organizatës së këtyre shteteve.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera