LOJËRAT VIII FRANKOFONE
Musa Hajdari arrin finalen
25 July, 2017 @12:00
Atleti nga Kosova, Musa Hajdari, ka arritur të kualifikohet në finalen e garës për 1500 metra në Lojërat e VIII të Frankofonisë, ka bërë të ditur Federata e Atletikës sot.
Hajdari 1500 metërshin e ka vrapuar për 3 minuta 56 sekonda e 29 të qindtat, ndërsa finalja mbahet më 27 korrik.
Në Abixhan të Bregut të Fildishtë, dje atleti Astrit Kryeziu arriti të përfundojë i katërti në disiplinën e tij.
Njejtë, sot në ora 17:00 Vijona Kryeziu do të garojë në disiplinën 400 metra.