TOUR de FRANCE 2017
Froome me titullin e katërt të Tour de France
Eurosport
24 July, 2017 @8:25
Britaniku Chris Froome (Team Sky) me ngasje të qetë ka përfunduar shtegun e 21-të të Tour de France, për të fituar fanellën e verdhë për të katërtën herë në 5 vitet e fundit në rrugët e Parisit.
Gjithsesi, Froome 32 vjeç, ka fituar vendin e parë, por me një margjinë shumë më të vogël kohore ndaj vendit të dytë sesa zakonisht.
Kolumbiani Rigoberto Uran (Cannodale-Drapac) ka përfunduar i dyti garën më të madhe botërore, por me distancën më të vogël nga i pari, në dekadën e fundit, vetëm 54 sekonda më vonë!
Romain Bardet (Ag2R-La Mondiale) ka qenë njeriu i fundit që ka kapur një vend në podium, duke përfunduar i treti Tour de France 2017 me 2 minuta e 20 sekonda vonesë nga fituesi. Bardet në Tour de France 2016 ka qenë i dyti, menjëherë pas Froomeit.
E spanjolli Mikel Landa (Team Sky) dhe kampioni i Italisë Fabio Aru (Astana) kanë kompletuar TOP 5-shen e këtij viti në shtigjet franceze të garës më të madhe botërore të çkilzimit.