EURO U-17/ DIV B
Kosova U17 shpreson në rezultat pozitiv në Euro Div B
20 July, 2017 @15:51
Përfaqësuesja e femrave të Kosovës U17 në hendboll ka disa javë që po përatitet për Kampionatin Europian të Divizionit B, që zhvillohet prej 30 korrikut deri më 7 gusht në Shkup të IRJ Maqedonisë.
Kosova në grup ka rivalë si: Islanda, Sllovenia, Bullgaria dhe Izraeli - në Grupin B.
Kryetrajni i Kosovës, Faruk Shala dhe ndihmës trajnerja, Shqipe Tahiri, bashkë me trajnerin e portierëve, Nexhdet Dobroshi, janë duke punuar dy herë në ditë në Shani Nushi të Gjakovës, që sa më mirë t’i përgatisin vajzat e reja për këtë sfidë.
Numri i reprezentueseve nga 20 do të bie në 16 përfundimtare, të cilat do të udhëtojnë për në europian, ndërsa selektori Shala do të vendos për ato, në ditën e fundit të përgatitjeve, më 29 korrik.