WIMBLEDON 2017 FINAL
Gjigandi Federer triumfon
16 July, 2017 @16:57
Roger Federer nuk ka mundur të përmbahet nga lotët pasi që fitoi finalen e Wimbledonit në moshën 35 vjeçare sot.
Legjenda e tenisit botëror, ka fituar njërin ndër Grand Slamet më prestigjioze në botën e tenisit, pa humbur asnjë set përgjatë rrugëtimit të tij deri në finale, ndërsa sot viktimë e tij ka qenë kroati Marin Cilic, që dha atomin e fundit të tij për ta prëfunduar ndeshjen, për shkak të dhimbjeve nga një lëndim.
6-3, 6-1 dhe 6-4 ka qenë rezultati i sotëm, ndërsa Roger Federer e ka çuar trofeun për herë të tetë në Wimbledon, për të çuar numrin e Grand Slameve në 19.
Marin Cilic ka fituar 1.1 milionë dollarë si finalist, derisa Roger Federer ka marrë 1.5 milionë dollarë.