Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILLIE JEAN KING CUP - DITA 2

Kosova mposhtet edhe nga Estonia

Kosova mposhtet edhe nga Estonia


12 April, 2023 @2:25

Tenistet e Kosovës nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë atyre estoneze në përballjen e dytë të Grupit II në Billie Jean King Cup që po zhvillohet këto ditë në Lisbonë të Portugalisë.

Pas disfatës së pësuar nga Lituania të hënën, vajzat kanë pësuar edhe nga Estonia të martën, ndërsa rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara ndaj estonezeve janë si vijon:

Maileen Nuudi - Vesa Gjinaj, 6-0, 6-1 [2-0]
Anett Kontaveit - Arlinda Rushiti, 6-1, 6-1 [2-0]
Ingrid Neel/ Laura Rahnel - Adrijana Lekaj/ Arlinda Rushiti 6-2, 6-4 [2-0]


 
Të gjitha lajmet nga Tenis