Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHET

Nadal nuk do të merr pjesë në Roland-Garros

Nadal nuk do të merr pjesë në Roland-Garros


18 May, 2023 @16:20

Njëri ndër legjendat, por që është aktiv ende në tenisin botëror, Rafael Nadal ka bërë të ditur se nuk do të jetë në gjendje të mbrojë trofeun e Roland Garros këtë vit.

Nadal nuk do të merr pjesë në garë, pasi që nuk është i gatshëm fizikisht për të qenë në nivelin më të lartë, ka shkruar Eurosport pak më parë. Katërmbëdhjetë herë kampioni i French Open gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa muaj, ndërsa viti tjetër mund të jetë i fundi për të si teniser aktiv.

Spanjolli Nadal, që në qershor mbush të 37-tat në karrierën e tij ka fituar 2 herë Australian Open, 14 herë French Open, 2 herë Wimbledon dhe 4 herë US Open.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis