Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË TURNE DHE...

Pensionohet legjenda Roger Federer

Pensionohet legjenda Roger Federer


15 September, 2022 @15:37

Legjenda e tenisit, Roger Federer, ka konfirmuar sot se Laver Cup 2022 do të jetë gara e fundit ku do të marr pjesë në tenis. Përmes një njoftimi në rrjete sociale Federer ka ërë të ditur se nuk do të luajë më tenis, pas Laver Cup që mbahet javën tjetër në O2 Arena të Londrës.

Tenisti 41-vjeçar ka fituar 20 Grand Slam tituj në karrierë, duke qenë ndër tenistët më të dekoruar në sportin e bardhë, ndërsa konsiderohet nga shumëkush si më i miri në histori të këtij sporti.

“Për familjen e tenisit dhe përtej, për të gjitha që m’i ka dhënë tenisi gjatë gjithë këtyre viteve, pa dyshim, dua të ndajë me ju një lajm. Jam 41-vjeçar dhe kam luajtur mbi 1 mijë e 500 ndeshje në këto 24 vite. Tenisi më ka trajtuar në mënyrë më gjeneroze sesa që kam ëndërruar ndonjëherë dhe tash më duhet t’i them mjaft karrierës si garues,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e tij zvicerani Federer.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis