Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILLIE JEAN KING CUP

Në ditën e parë, Kosova mposhtet nga Lituania

Në ditën e parë, Kosova mposhtet nga Lituania


11 April, 2023 @11:09

Ekipi i Kosovës në kuadër të Bille Jean King Cup të tenisit është mposhtur në ditën e parë të turneut të zhvilluar të hënën, me rezultat 3-0 nga Lituania. Përfaqësuesja e Kosovës e përbërë nga Arlinda Rushiti, Adrijana Lekaj dhe Vesa Gjinaj është mposhtur nga vajzat lituaneze, edhe pse të gjitha duelet shkuan thuajse krejtësisht ngushtë.

DUELET dhe REZULTATET


Arlinda Rushiti — Justina Mikulskyte, 2:6, 7:6, 2:6, [1-2].
Adrijana Lekaj — Klaudija Bubelyte, 5:7, 1:6, [0-2].
Vesa Gjinaj / Adrijana Lekaj — Patricija Paukstyte / Emilija Tverijonaite, 6:7, 4:6, [0-2].

Të martën, sot, ekipi i Kosovës do të ketë përballë Estoninë, në terrenet me rërë të Lisbonës në Portugali, ku edhe po mbahet turneu.
Në terrenin B të Grupit II, pos Kosovës dhe ekipeve të përmendura bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Irlanda dhe Afrika Jugore. Dy ekipet që renditen të parat në terrenin A dhe B të grupit II, luajnë PlayOff për ngritjen në kategori më lartë, ndërsa dy të fundit në terrene, bien në një kategori mëposhtë të garave.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis