Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRISHTINË

KT Diellix njofton për vjedhje dhe dëmtime në terrenin e tenisit

KT Diellix njofton për vjedhje dhe dëmtime në terrenin e tenisit


19 October, 2022 @11:42

Përmes një njoftimi në llogarin e klubit në Facebook, KT Diellix ka bërë të ditur se ka qenë cak i personave të papërgjegjshëm, ndërsa rastin e ka lajmëruar në polici.

Mëposhtë, postimi i plotë i KT Diellix:

Njoftim
Dje, klubi i tenisit Diellix ka qenë cak i hajnave të cilët kanë arritur të futen në terrenet e tenisit në Taukbashqe dhe të shkaktojnë dëmë të konsideruar për klubin, aktivitetet dhe anëtarët e saj. Hajnat kanë arritur që brenda fushës te pjesa e deposë së rekuizitave të tenisit të vjedhin 15 reketa dhe topa të tenisit të gjitha këto që ishin në dispozicion të shkollës së tenisit për kategoritë e reja. Gjithashtu, është dëmtuar njëra shtyllë e rrjetës së tenisit, duke pamundësuar zhvillimin e lojës në atë fushë.

Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa janë ndërmarr menjëherë masa që ky rast të mos ndikojë në procesin e ushtrimeve.

Dëmi i shkaktuar nuk do të ndalojë punën tonë dhe ushtrimet e fëmijëve të gjitha grupmoshave në këto terrene të tenisit.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis