Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR MBIJETESË

Kosova mbetet në Grupin II të BJK Cup

Fotot: FTK

Kosova mbetet në Grupin II të BJK Cup


15 April, 2023 @0:02

Tenistet kosovare me fitore ndaj Irlandës kanë siguruar mbetjen në Grupin II të Billie Jean King Cup që po zhvillohet këto ditë në Lisbonë të Portugalisë.

Tenistet kosovare kanë fituar duelet ndaj atyre irlandeze 2-1, për të mbyllur pjesën e turneut me dy fitore e tre humbje në total, që i mundëson vendit që të jetë aty edhe tjetër herë, pa rënë në grupet e mëposhtme.

Ardijana Lekaj mposhti Sinead Lohan me 2-1 [6-1, 5-7, 6-3] ndërsa në dyshe bashkë me Arlinda Rushitin mposhtën Celine Simunyu/ Carragh Courtney me 2-0 [6-2, 6-2].

Kosova Tennis

Fitorja, bën që Kosova të mbyll grupin në pozitë të katërt, ku do të garojë edhe vitin e ardhshëm. Në përgjithësi, Kosova ka mposhtur Afrikën Jugore dhe Irlandën, ndërsa është mposhtur nga Lituania, Gjeorgjia dhe Estonia.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis