Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EYOF 2017: GYOR

Notarët e Kosovës, të parafundit

REUTERS/Arkiv

Notarët e Kosovës, të parafundit


27 July, 2017 @14:37

Notarët, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, kanë përfunduar edhe garën në disiplinën 100 metra stil i lirë, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Të dy zunë pozitat 60 dhe 61 nga 62 garues në këtë disiplinë.

Ukimeraj pati kohën 57.56 sekonda, kurse Kadriu 57.62 sekonda.

Garat për not, nuk mbarojnë këtu, pasi Dion Kadriu do të garojë nesër në 200 metra shpinë.

Xhudisti, Arbër Kullashi, eliminohet në luftën e parë

Xhudisti Arbër Kullashi është eliminuar në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogram.

Ai u mposht me Ippon nga hungarezi, Gergely Nerpel.

Gjatë ditës do të garojë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogram, kurse Shpat Zekaj garon të premten.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera