SUZUKA
Rastet me COVID-19, qeveria anulon garën në Japoni
18 August, 2021 @14:06
Gara për shpërblimin e madh të Japonisë në Formula 1 është anuluar për shkak të rasteve me COVID-19, ka bërë të ditur F1 sot.
Gara në shtegun e famshëm Suzuka që është paraparë të mbahet më 10 shtator, është anuluar nga qeveria japoneze.
Kjo është gara e tretë që po anulohet këtë vit në Formula 1, pas Australisë dhe Singapurit, ndërsa stinori nisi vonë, në korrik, gjithashtu për shkak të pandemisë.