Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITF JUNIOR

Vesa Gjinaj kampione, fiton në finale 2-1

Vesa Gjinaj kampione, fiton në finale 2-1


15 August, 2021 @13:08

Tensitja kosovare Vesa Gjinaj sot është shpallë kampione e ITF World Junior Tennis - Neocom Open.

Turneu ndërkombëtar që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, në finale ka parë vendasen Aleksandra Simeva dhe Vesën, ku Vesa fitoi meçin pas tri seteve.

Vesa Gjinaj pasi që fitoi setin e parë 6-4, humbi të dytën thellë 2-6, mirëpo arriti të këndellet në setin vendimtar të ndeshjes për të siguruar trofeun pas fitores 6-3, për përfundimtaren 2-1.

Kështu, Vesa Gjinaj fitoi turneun Neocom Open 2021 - J5.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis