Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAVIS CUP 2023 - GROUP IV

Arritje historike! Kosova fiton playoffin dhe kalon një grup më lartë

Fotot: FTK

Arritje historike! Kosova fiton playoffin dhe kalon një grup më lartë


30 July, 2023 @17:07

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis, ka shënuar vetëm fitore në kuadër të Davis Cup 2023 dhe me këtë kanë fituar Grupin III të Davis Cup për tu kualifikuar një grup më lartë në Botërorin e tenisit.

Kosova ka mposhtur në ndeshjen e fundit në finale të playoffit Andorrën dje, duke fituar 2-0, ku Vullnet Tashi mposhti Eric Cervos Noguerin 6-3, 6-0 [2-0] ndërsa Jasin Jakupi mposhti Damien Gelabertin 6-3, 6-0 [2-0].

Kosova Tennis

Në kampionatin e Grupit IV të Davis Cup që u mbajt në Ulqin të Malit të Zi, Kosova mposhti radhazi më parë Azerbajxhanin, Islandën dhe Shqipërinë.

Turneu i shteteve në tenisin botëror zhvillohet në nivele dhe kuptueshëm ekipet më të mira në botë janë në Grupin I. Me këtë të arritur Kosova tashmë do të marrë pjesë në Grupin III të Davis Cup.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Tenis