Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"DRAG RACE" I PARË I VITIT 2023

Leotrim Isufi me Audi S3, fitues i “Drag Race”

Fotot: FASK Kosova/ fb

Leotrim Isufi me Audi S3, fitues i “Drag Race”


Teksti: FASK

8 May, 2023 @11:12

Leotrim Isufi me Audi S3 1.8 Turbo është fitues i garës së parë Drag Race për këtë vit. Shtegun prej 402 metrave, Leotrimi e kaloi për kohën 09.425 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 244.90 kilometra në orë.

Leotrim Isufi

“Jam i kënaqur me fitoren, me organizimin e garës dhe pjesëmarrjen. Mirëpo, personalisht kam pritur rezultat më të mirë. Besoj që në garën e radhës pista të jetë e përgatitur më mirë, ndërsa unë jam optimist se do ta përmirësoj kohën e arritur në garën e sotme”, ka thënë Leotrimi Isufi pas fitores.

Në finale të Klasës 9, ai ishte më i suksessëm se Lavdat Vllahiu. Rivalitet i madh u tregua edhe në tri divizionet përkatëse. Dje kanë përfunduar garat në klasat 13, 14, 15 dhe 16.

Leotrim Isufi

FITUESIT, sipas klasave dhe kerret e tyre

Divizioni FWD

Klasa 11
1.Labinot Syla (Opel Corsa)
2.Fetah Pacolli (Golf III)

Klasa 12
1.Ndriqim Rama (Golf)
2.Blendi Zymeri (Opel Kadet)

Divizioni RWD

Klasa 12
1.Adem Pulaj (Golf III)
2.Bedri Kryeziu (BMW)

Divizioni RWD

Klasa 9
1.Leotrim Isufi (Audi S3 1.8 Turbo)
2.Lavdat Vllahiu (Golf 4x4)

Klasa 119
1.Titan Shala (BMW 440 xi)
2.Muzafer Beka (Audi 3)
3.Isuf Zullufi (Audi RS3)

Klasa 12
1.Florjan Gashi (BMW 535 xi)
2.Petrit Maliqi (BMW 535 i).


 
Të gjitha lajmet nga Motosports