EYOF 2017: GYOR
Kadriu thyen rekordin e Kosovës në 200 m
Teksti: KOK
28 July, 2017 @15:52
Notari Dion Kadriu ka arritur rezultat të mirë në nivel të Kosovës në garën e 200 metrave shpinë, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për tër rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Dioni theu rekordin e Kosovës, të cilin e mbante vetë.
Ai pati kohën 2:25.59 sekonda, dy sekonda më herët se sa rekordi, të cilin e mbante vet, me kohë 2:27.64.
Sa i përket rezultatit të garës, ai nuk arriti të kalojë tutje, duke përfunduar në vendin e fundit.
Me Dion Kadriun, përfunduan edhe garat e notit në EYOF “Gyor 2017”.