VENDIMI I KDE-së

Suspendohet Statovci!
28 February, 2025 @14:44
Trajneri i Rilindjes 1974, Faruk Statovci, është suspenduar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (KDE) së FFK-së. Njoftimin e ka bërë të ditur sot FFK-ja përmes botimit të Vendimit të KDE-së në faqen zyrtare të saj.
Statovci është suspenduar për dy ndeshjet e radhës sipas radhës të organizuara nga FFK-ja. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në bankë të ekipit të tij në ndeshje ndaj Trepçës si vendas në kuadër të xhiros XVII dhe ndaj Lirisë si mysafir në kuadër të xhiros XVIII.
Vendimi i plotë i KDE-së:
Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974”, Faruk Statovci nr ID 010099M79. Pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore filloi me fyrje, akuza dhe ofendime në drejtim të gjyqtarëve deri në zhveshtore , mirëpo nuk mbaroi me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i KF “ Rilindja 1974”, Faruk Statovci përsëri vazhdoi me fyrje, akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve mirëpo falë intrevenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Rilindja 1974 –Istogu. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.