NGA KOMISIONI I GARAVE

Foto: FCVëllaznimi/ fb
Liria futet në disiplinore nga KG
25 February, 2025 @22:47
Komisioni i Garave të FFK-së, kryesuar nga Abdyl Bellopoja ka futur Lirinë në procedurë disiplinore pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit, ku disa tifozë bardhezi shkaktuan incident duke hudhur gjësende dhe duke sulmuar lojtarët kundërshtar!
Sipas njoftimit, KG e ka përcaktuar këtë incident si lëshim në organizim të ndeshjes, ndërsa pos Lirisë si klub, në disiplinore është futur edhe ndihmës-trajneri i Lirisë, Kevin Xhafa, i cili ka fyer dhe ofenduar drejtorin sportiv të ekipit mysafir.
Mëposhtë, inicimet disiplinore të KG-së ndaj FC Liria.
Ndaj: Nd/ Trajnerit të FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Motivi : Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria -Vllaznimi.
Ndaj: FC ” Liria ”. Motivi : Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi.
Në ditët në vijim, mbetet të shihet se me çfarë dënime ose gjoba do të ndëshkohet FC Liria.