Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME

Granit Arifaj sjell fitoren e Istogut

Foto: FCIstogu/ fb

Granit Arifaj sjell fitoren e Istogut


25 February, 2025 @15:05

Sulmuesi Granit Arifaj me përvojën e tij ka zgjidhur ndeshjen e sotme, ndërsa Istogu ka shënuar fitore si mysafir i Rilindjes 1974 në “Shahin Haxhiislami” të Pejës.

Arifaj ka shënuar një herë në pjesë të parë dhe një herë në pjesë të dytë për t’i sjellë fitore ekipit të Gani Metajt, Rilindja 1974 - Istogu 0-2 [Granit Arifaj 31’, 70’].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë vetëm fitorja e katërt e stinorit për Istogun, por jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që tani “troftat” kanë arritur kutoën e 18 pikëve nga 16 ndeshje, për të qenë larg zonës së rrezikshme me 11 pikë.

Rilindja 1974 e drejtuar nga Faruk Statovci ka regjistruar disfatën e nëntë të stinorit sot, ndërsa mbetet me një pikë më shumë mbi Istogun në renditje tabelare, në pozitë të shtatë.

Në xhiron e radhës, Istogu pret Lirinë në “Demush Mavraj”, kurse Rilindja 1974 është përsëri vendase, derisa në “Shahin Haxhiislami” pret Trepçën që debutoi këtë xhiro me trajnerin e ri, Edi Martini.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë