RAHOVECI - KASTRIOTI

Rahoveci triumfon, përforcon pozitën në renditje
Teksti: FHK
12 December, 2021 @20:57
Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:28.
Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Superligës.
Adonit Isufi me 12 gola dhe Alban Haziri me 8, ishin më efikasët te Rahoveci. Festim Mustafa u dallua me efikasitet te ferizajasit, duke realizuar 8 gola. Hamdi Salihu i kishte 5 gola.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12.
Kastrioti megjithatë nuk u dorëzua dhe në minutën e 53-të u afrua në një gol, 27:26. Por edhe fundin e ndeshjes vendasit e kishin më të suksesshëm dhe fituan në fund me 32:28.
Me 16 pikë, Rahoveci renditet i katërti. Kastrioti është i pesti me 12 pikë.
TABELA AKTUALE:
1. Besa 24p.
2. Trepça 22p.
3. Prishtina 22p.
4. Rahoveci 16p.
5. Kastrioti 12p.
6. Vëllaznimi 10p.
7. Llapi 10p.
8. Deçani 8p.
9. Zhegra 2p.
10. Drenica 2p.