Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONJA E KOSOVËS, ELIMINOHET

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

Foto: FIBA

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League


20 September, 2024 @14:49

Skuadra e Trepçës nuk ka arritur të kalojë pengesën gjysmëfinale të kualifikimeve për Basketball Champions League, pasi u mposhtë sot në Antalya nga kampioni i Çekisë, Era Nymburk.

Mitrovicasit, përkundër se rezistuan mjaft gjatë ndeshjes, dallimin prej 5 pikëve në fund të pjesës së parë, nuk kanë arritur ta shkrijnë në pjesë të dytë dhe në fund, u mposhtën nga ekipi çek me rezultat, 84-78.

Sidoqoftë, ky eliminim nuk do të thotë përfundim i garave evropiane për Trepçën, pasi që ekipi tash shkon në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

—-

Kampionia e Kosovës, Trepça është mundur nga kampioni i Çekisë, Nymburk.

Mitrovicasit pësuan me rezultat 84:78 (20:17, 20:18, 21:19, 23:24).

Sfida u zhvillua në Anatalia, në kuadër të gjysmëfinales kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

‘Xehetarët’ luftuan deri në fund dhe pasi kishin fituar çerekfinalen ndaj kampionit të Qipros, luftuan të jenë pjesë për herë të parë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 40:35 për cekët, derisa mitrovicasit tentuan rikthimin në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 84:78.

Kjo ishte hera e parë që Trepça luajti në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa tashmë do të luajë në FIBA Europe Cup në edicionin e ri.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga