Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI SHTON CILËSI NË EKIP

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit


19 September, 2024 @14:32

Me 200 centimetrat e tij, Jayveous McKinnis është vlerësuar nga drejtuesit e klubit që është basketbollisti i duhur për t’i përforcuar radhët e KB Bashkimit. McKinnis u zyrtarizua dje si lojtar i ri i Bashkimit, ndërsa ekipi prizrenas që u mposht në çerekfinale të turneut të Superkupës, pret që me këtë shtesë në ekip të arrijë rezultatet.

Edhe pse është herët për të folur për stinorin e ri, humbja në çerekfinale të Superkupës nga Ylli, ka “alarmuar” ekipin e drejtuar nga Dragan Radulovic për të shtuar forcë të huaj në ekip, ashtu që portokallezinjtë të tregohen më të fortë përgjatë edicionit të ri të Superligës.

jayveous mckinnis

Përndryshe, aloja amerikane së fundi ka qenë pjesë e ekipit qipriot Apoel Nicosia, e jo siç ka shkruar KB Bashkimi në njoftim Apollon! McKinnis te Apoeli ka pasur mesatare prej 30.5 minutave për ndeshje, ndërsa ka regjistruar 15.4 pikë, 1.2 asistime dhe 13.3 kërcime për lojë.

Ai gjithashtu ka edhe mesatarisht 1 top të rrëmbyer dhe 1.5 bllokada si mesatare për ndeshje, që pritet t’i shërbejë ekipit prizrenas në mbrojtje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga