Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET KOSOVA!

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros

Foto: FFK

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros


19 September, 2024 @14:27

Fitorja e thellë ndaj Qipros, ka bërë që të neutralizohet humbja e Dardanëve ndaj Rumanisë dhe në renditjen e fundit të FIFAs për përfaqësueset e futbollit në botë, Kosova është ngritur për dy pozita.

Kosova përgjatë shtatorit luaji dy ndeshjet e para garuese nën drejtimin e trajnerit gjerman Foda, ndërsa pas humbjes së thellë nga Rumania 0-3 në “Fadil Vokrri” ka mposhtur Qipron tre ditë më pas në “AEK Arena” 0-4. Ndeshjet i përkitnin Grupit 2 të Ligës C të Kombeve. Pos dyshes së përmendur, Kosova në këtë grup ka kundërshtar edhe Lituaninë.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Futbollistët e Franco Fodës kanë arritur që të ngriten për dy pozita, ku prej vendit të 106-të ku gjendeshin, kanë kërcyer në pozitën e 104-të të renditjes. Kosova më së larti deri tash është ranguar në pozitën e 101-të.

Kosova


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve