Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS!

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Qipros

Foto: FFK

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Qipros


9 September, 2024 @11:47

Disfata për tu harruar ndaj Rumanisë dhe momenti për këndellje është sot. Kosova është mysafire e Qipros dhe përkundër të gjitha problemeve do të duhet të luajë për një fitore që do t’i jep shpresa për ndeshjet e muajve në vijim në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Franco Foda me FFK-në kanë përjashtuar nga ekipi treshen Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija për shkak të arsyeve disiplinore, siç u tha. Tani, selektori gjerman i Kosovës do të duhet të bëj një 11-she pak më ndryshe pasi ka parë gabimet dhe ka analizuar përballjen e parë të grupit.

E me këtë, një formacion i mundshëm i Kosovës për ndeshje ndaj Qipros do të ishte ky:

11-SHJA E MUNDSHME E KOSOVËS

PORTIER: Visar Bekaj;

MBROJTËS: Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada;

MESFUSHORË: Lindon Emërllahu, Elvis Rexhbeçaj; — Milot Rashica, Ermal Krasniqi;

SULMUES: Vedat Muriqi, Albion Rrahmani.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve