Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI I SOTËM, DO VETË FITORE NDAJ KOSOVËS

Ketsbaia: Duam pikët e plota ndaj Kosovës

Ketsbaia: Duam pikët e plota ndaj Kosovës


9 September, 2024 @11:09

Përzgjedhësi i Qipros, Temuri Ketsbaia në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, që luhet sonte me fillim prej orës 18:00 në Larnaca të këtij ishulli, ka thënë se ekipi i tij i don pikët e plota në këtë përballje.

Përndryshe Qiproja nisi mirë Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, pasi që mposhti si mysafir Lituaninën 0-1 dhe mori 3 pikë në ndeshjen e parë. Tani i pret përballja kundër Kosovës, që nuk e kanë mposhtur asnjëherë në takime zyrtare kualifikuese.

TABELA & REZULTATET

“Natyrisht duam pikët e plota pas fitores në udhëtim ndaj Lituanisë. Kosova është ekip që ka lojtarë në liga të njohura të futbollit dhe ka talentë. Por, pas fitores së parë besoj që ekipi do të jep gjithçka për fitore,” ka thënë selektori i Qipros.

Kosova në vitin 2022 ka fituar dy përballjet me Qipron, brenda dhe jashtë. Dardanët kishin fituar si mysafir 0-2, ndërsa në shtëpi 5-1. Kosova ka filluar edicionin e ri të Ligës së Kombeve me humbje ndaj favoritit të grupit, Rumanisë, 0-3. Gjithashtu, ekipi ka probleme disiplinore, pasi që FFK përjashtoi tre futbollistë për mosrespektim të rregullave disiplinore, duke lënë jashtë për këtë ndeshje portierin Arijanet Muric, mesfushorin Florent Muslija dhe krahun e sulmit Edon Zhegrova.

Prej orës 18:00 ekipi i Franco Fodës do të mundohet të kthehet në formë, duke kërkuar fitore në Qipro ndaj qipriotëve sonte.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve