Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I XHIROS SË DYTË!

Shtyhet Peja-Prizreni

Fotocut: KBPrizreni

Shtyhet Peja-Prizreni


20 September, 2024 @23:24

Këtë fundjavë, do të ketë një ndeshje tjetër të shtyer në Superligë. Pas përballjes së shtyer ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit në xhiron e parë për shkak të angazhimit të ekipit mitrovicas në Basketball Champions League, këtë fundjavë është shtyer ndeshja ndërmjet Pejës dhe Prizrenit.

Kjo, për shkak se Peja do të udhëtojë për në Greqi, për të zhvilluar përballjet kualifikuese ndaj ekipit Maroussi. Peja do të udhëtojë të hënën për në Greqi, ndërsa duelet do t’i luajë më 24 dhe 26 shtator. Të dyja ndeshjet do të luhen në shtetin helen, pasi që “Karagaçi” nuk përmbush kushtet për ndeshje të garave evroipane.

Përndryshe, Peja nisi me humbje Superligën duke u mposhtur nga Vëllaznimi në xhiron e parë, ndërsa Prizreni me fitore, pasi që mposhti Prishtinën në “Sezai Surroi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga