SUPERKUPA E SHQIPËRISË

Hajdari 8 pikë, Tirana mposht Teutën dhe fiton Superkupën
10 November, 2023 @14:04
Dueli mes kampiones së Shqipërisë, Tirana dhe fitueses së Kupës Teuta, ka përfunduar me fitoren e Tiranës - që u stolis me medalje dhe ngriti trofeun e Superkupës së Kosovës së Shqipërisë.
Kryeqytetasit kështu prishën “mallkimin” e finaleve të Superkupës, pasi që durrësakët fitonin në katër edicionet e fundit të saj. E mbrëmë, Tirana me lojë të fortë, sulm të mirë fitoi 101-80.
Te Teuta luajti reprezentuesi i Kosovës, Arti Hajdari, që shënoi 8 pikë në ndeshje. Ndërsa lojtari më i mirë i finales u shpall qendra tiranase Endrit Hysenagolli, që tha fjalën kryesore në finale me 19 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Për Tiranën, më së shumti pikë në fitore dha Davis 25, ndërsa te Teuta u dallua Small me 22 të shënuara.