SUEDIA - KOSOVA

Humbje e pritur nga nënkampionja e Botës, kualifikimet i mbyllim me kokën lartë
2 May, 2021 @19:29
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur nga ekipi nënkampion i Botës, Suedia.
Suedezët të cilët hynë në këtë ndeshje me pikë maksimale dhe kualifikim të siguruar më parë, arritën fitore të lehtë me rezultat 39-16.
Djemtë tanë dhanë maksimumin e tyre, por kualiteti i lartë i kundërshtarit ishte faktor i rëndësishëm në këtë përballje.
Për dardanët Valon Dedaj dhe Luigj Quni ishin golashënuesit më të mirë me nga 4 gola, ndërsa te Suedia më i miri ishte Niclas Ekberg me 9 gola.
Kosova me këtë humbje e ka mbyllur fazën e kualifikimeve në pozitën e fundit në grupin 8, por megjithatë do të mbahet në mend me paraqitjet e saja dinjitoze dhe me atë fitore të bujshme ndaj Rumanisë në udhëtim.
TABELA PËRFUNDIMTARE:
1. Suedia - 12 pikë
2. Mali i Zi - 6 pikë
3. Rumania - 3 pikë
4. Kosova - 3 pikë