Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËNDOHET KAPITENI!

Shqipëria pa kapitenin ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë

Shqipëria pa kapitenin ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë


3 September, 2024 @14:04

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit kuqezi për përballjet që Shqipëria do t’i luajë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Njoftimin e ka bërë të ditur FSHF sot, ndërsa selektori Sylvinho në vend të Gjimshitit në kombëtare ka ftuar Adrian Bajramin që është pjesë e Shqipërisë U-21.

TABELAT, ORARI DHE NDESHJET

Për Gjimshitin 31 vjeç FSHF ka bërë të ditur se është lënduar dhe nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit përgjatë shtatorit.

Shqipëria është pjesë e Grupi 1 në Ligën B të Kombeve. Në grup kundërshtarë ka Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Më 7 shtator Shqipëria është mysafire e Ukrainës, ndërsa më 10 shtator pret Gjeorgjinë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve