RUMANIA MBETET PA SELEKTOR
Përzgjedhësi i rivalit kryesor të Kosovës, nuk vazhdon me kombëtaren
22 July, 2024 @11:34
Pas një evropiani të suksesshë dhe kohës së mbetur për tu përgatitur për Ligën e Kombeve, Edward Iordănescu përzgjedhës i Rumanisë nuk ka vazhduar kontratën me ekipin e parë të Rumanisë. Reprezentacioni i Rumanisë do të hidhet menjëherë në kërkim të një selektori të ri, para shtatorit, ndërsa Iordănescu nuk ka vazhduar kontratën edhe pse Federata rumune (FRF) i ka mundësuar këtë.
Sipas FRF-së, Iordănescu ka kërkuar pushim pas viteve të kaluara si përzgjedhës, ku ngriti Rumaninë si kombëtare për të arritur së pari EUROn e më pas edhe sigurimin e së tetës së finales në evropianin që përfundoi këtë muaj. Përndryshe, Rumania ka qenë në grup me Kosovën në kualifikime për EURO, ndërsa është me Kosovën edhe në edicionin që vjen të Ligës së Kombeve 2024/25.
Për më tepër, ndeshja e parë e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve 2024/25 është ndaj Rumanisë si vendas në “Fadil Vokrri” dhe luhet më 6 shtator. Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve. Ndërsa pos Rumanisë ka kundërshtarë edhe Qipron dhe Lituaninë.