Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE TË KOSOVËS PËR SHTATOR

Publikohen ftesat për shtator, Kosova ka 3 emra të rinj në ekip

Foto: FFK

Publikohen ftesat për shtator, Kosova ka 3 emra të rinj në ekip


30 August, 2024 @16:59

Përzgjedhësi gjerman i Kosovës Franco Foda, ka publikuar ftesat për ndeshjet e shtatorit të Kosovës, që do të jenë në dispozicionin e tij për duelet e stinorit të ri të Ligës së Kombeve.

Foda 58 vjeç që mori drejtimin e Kosovës në ditën e pavarësisë së vendit tonë këtë vit, për herë të parë do të ketë punë në ndeshje zyrtare me “Dardanët”, ndërsa pas disa lëvizjeve të FFK-së, ka shtuar edhe tre emra të rinj në skuadër te të cilët llogarit për përballjet e para të shtatorit ndaj Rumanisë dhe Qipros.

Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi janë emrat që kanë marrë ftesë për herë të parë, ndërsa tash e tutje do të presin debutimin me fanellën e kaltër dardane.

PORTIERË: Arijanet Muric (Ipswich Town), Visar Bekaj (Hatayspor), Ilir Avdyli (Llapi);

MBROJTËS: Amir Rrahmani (Napoli), Mërgim Vojvoda (Torino), Mirlind Kryeziu (Zurich), Florent Hadërgjonaj (Alanyaspor), Ilir Krasniqi (Llapi), Donat Rrudhani (Luzern), Lumbardh Dellova (CSKA Sofia), Fidan Aliti (Alanyaspor) dhe Leart Paqarada (Köln).

MESFUSHORË: Valon Berisha (LASK Linz), Lindon Emërllahu (Ballkani), Elvis Rexhbeçaj (Augsburg), Florent Muslija (Freiburg), Edon Zhegrova (Lille), Milot Rashica (Besiktas) dhe Ermal Krasniqi (Sparta Praga).

SULMUES: Vedat Muriqi (Mallorca), Albion Rrahmani (Sparta Praga), Astrit Selmani (Dinamo Bukuresht), Eliot Bujupi (Stuttgart), Emir Sahiti (Hajduk) dhe Fisnik Asllani (Elversberg).

Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve gjendet në Grupin 2 të Ligës C, ndërsa në grup ka kundërshtarë Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Më 6 shtator në “Fadil Vokrri” Kosova pret Rumaninë, që është kundërshtari më i fortë i grupit dhe së fundi edhe pjesëmarrës i EURO 2024 që u luajt këtë verë. Ndërsa pas tre ditësh, më 9 shtator “Dardanët” udhëtojnë në Larnaca të Qipros, ku në stadiumin “AEK Arena” janë mysafirë të qipriotëve.

GRUPET E LIGËS C dhe TË GJITHA NDESHJET

Kosova - Rumania nis prej orës 20:45 në Prishtinë, ndërsa Qipro - Kosova luhet prej orës 19:00. 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve