Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Në Istog përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligë

Në Istog përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligë


Nga FHK

30 April, 2021 @17:12

Të shtunën (nesër) në Istog përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligat e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm.

Në palestrën e re të Istogut zhvillohen ndeshjet vendimtare të plejautit, përmes të cilave caktohen skuadra që do të luajnë në Superligën e meshkujve dhe atë të femrave.

Në konkurrencën e femrave nga ora 14:00 takohen skuadrat e hendbollisteve, Drita e Prizreni. Drita e Gjilanit këtë edicion ka luajtur në Superligë dhe është renditur e parafundit. Ndërkohë Prizreni luajti në Ligën e Parë dhe u rendit i dyti. Fituesi i ndeshjes Drita – Prizreni luan në Superligë në edicionin e ardhshëm garues.

Në Superligë ka kaluar Ulpiana, që ishte kampione e Ligës së Parë. Ndërsa nga liga elite është larguar KEK-u.

Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, prej orës 17:00 zhvillohet ndeshja mes Vushtrrisë dhe Rahovecit, që pritet të jetë e fortë e cilësore. Bëhet fjalë për dy skuadra të rëndësishme të hendbollistëve me pretendime që edicionin e ardhshëm të jenë në Superligë. Vushtrria mbeti e parafundit në elitë, ndërsa Rahoveci pas një gare të fortë doli i dyti në Ligën e Parë.

Në Superligë ka kaluar Deçani kurse nga elita është larguar Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga