Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - DUKAGJINI

Zeka e Berisha gjejnë rrjetën, Suhareka shënon fitoren historike

FOTO / Suhareka

Zeka e Berisha gjejnë rrjetën, Suhareka shënon fitoren historike


17 August, 2024 @18:38

Suhareka, duka e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 [Mevlan Zeka 50’ 90+4’ (P), Jakup Berisha 69’ - Hekuran Berisha 58’], ka regjistruar fitoren e parë në histori të klubit në Superligë.

Suhareka që në sekondën e 30’ e gjeti golin përmes Jakup Berishës, por goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Edhe Dukagjinit iu anulua një gol në minutën e 33’, pasi që Hekuran Berisha luajti me dorë para shënimit të golit.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 50, Mevlan Zeka hyri në histori të Suharekës, duke shënuar golin historik, të parin të Suharekës në Superligë.

Por, nuk vonoi shumë goli i barazimit të Dukagjinit. Tetë minuta më vonë shënoi Hekuran Berisha për 1-1.

Gjithsesi, vendasit e arritën fitoren. Suhareka fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 69’ me Jakup Berishën, ndërsa rezultatin e vulosi Mevlan Zeka, që shënoi më minutën e katërt të shtesës nga penalltia për 3-1.

Për shkak të suspendimit të Ismet Munishit, sot Dukagjini u drejtua nga ndihmësi Ardian Basha.

Suhareka me një ndeshje më shumë vendoset në krye të tabelës me 4 pikë, kurse Dukagjini e regjistroi humbjen e dytë në po aq ndeshje deri më tash.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga