Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - MALISHEVA

Fitore e madhe e Malishevës, fiton në Podujevë me 10 lojtarë

Foto: KF Llapi / FB

Fitore e madhe e Malishevës, fiton në Podujevë me 10 lojtarë


24 August, 2024 @18:10

Fitore e madhe e Malishevës në Podujevë sot.

Skuadra në fjalë triumfoi 0-1 (Fatjon Bunjaku 55’) ndaj Llapit, ndonëse komplet pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak.

Në fund të pjesës së parë (45+1’), Robert Ndiji i Malishevës u largua nga loja për shkak të kartonit të kuq, vendim i cili u mor me ndihmën e VAR-it.

TABELA AKTUALE

Megjithatë, kjo nuk i demoralizoi malishevasit, që e gjetën golin rreth dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë. I asistuar nga Arbër Pira, topin në rrjetë e çoi sulmuesi Fatjon Bunjaku (55’). Për fatin e tij të keq, ai u lëndua në minutën e 81’ dhe u detyrua të largohet nga loja.

Pas golit të shënuar, Malisheva me 10 lojtarë në fushë jo vetëm që u mbajt mirë në mbrojtje, por edhe sulmoi. Porta llapjane disa herë u shpëtua nga Ilir Avdyli e Ilir Krasniqi, që sot ishin fantastikë. Në anën tjetër, edhe Llapi kishte rastet e veta për shënim, por që në asnjë moment nuk e gjeti rrjetën dhe u detyrua të pajtohet me humbje.

Për momentin, të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë, por Malisheva ka një ndeshje më pak të luajtur.

Xhiron që vjen, Llapi i shkon Prishtinës, kurse Malisheva e pret Ballkanin në “Liman Gegaj”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga