Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGIA - DRITA

Pjesa e dytë fatale, Drita kthehet nga Varshava me humbje

Foto: legionisci.co

Pjesa e dytë fatale, Drita kthehet nga Varshava me humbje


22 August, 2024 @19:55

Në ndeshjen e parë të Play Off-it të Ligës së Konferencës, Drita në Varshavë u mposht 2-0 nga Legia e Varshavës, që këtë ndeshje e nisi si favorite.

Pas një filimi relativisht të mirë, Dritës iu bë edhe më e vështirë ndeshja nga minuta e 30’, kur mbrojtësi Hasan Gomda, i ardhur këtë verë, u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, përkunder inferioritetit numerik ndaj një kundërshtari tejet të fortë, Drita u tregua e disiplinuar në mbrojtje dhe tregoi një paraqitje të pjekur, pavarësisht humbjes në fund.

11-SHET STARTUESE

Pjesa e parë u mbyll pa gola, e golin e parë polakët e gjetën në minutën e 56’, kur slloveni Blaz Kramer shënoi me kokë për 1-0. Më vonë, erdhi edhe goli i dytë. Spanjolli Marc Gual shënoi në minutën e 83’ për përfundimtaren 2-0.

Kujtojmë që kjo është hera e parë që skuadra gjilanase arrin Play Off-in e Ligës së Konferencës, gjë që nga skuadrat kosovare deri tash e kishte arritur vetëm Ballkani.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave (27 gusht) në Prishtinë, ku Dritën e pret punë tejet e vështirë për ta përmbysur disavantazhin dygolësh nga ndeshja e parë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League