Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - AUDA

Dabiqaj kualifikon Dritën në Play Off të Ligës së Konferencës

FOTO / Drita

Dabiqaj kualifikon Dritën në Play Off të Ligës së Konferencës


15 August, 2024 @22:18

Për herë të parë në histori të klubit, Drita ka arritur ta arrijë Play Off-in e Ligës së Kombeve!

Pasi u mposht në ndeshjen e parë kundër Audas letoneze me rezultat 1-0, Drita sonte shënoi fitore në “Fadil Vokrri” dhe arriti të kualifikohet në Play Off të Conference League.

Koha e rregullt u mbyll 1-0, e Drita pas vazhdimeve fitoi 3-1, duke e arritur kështu kualifikimin.

Skuadra gjilanase ishte fantastike në këtë ndeshje. Goli i parë erdhi nga penalltia e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 75’, gol i cili e çoi ndeshjen në vazhdime.

Me të filluar vazhdimi i parë, skuadra letoneze shënoi me Mor Talla (91’), derisa në minutën e 102’ shënoi Rron Broja për 2-1.

Në momentin kur të gjithë u përgatitën për penalltitë, Albert Dabiqaj (115’), doli në skenë duke shënuar me kokë pas një super asistimi të Besnik Krasniqit nga korneri për 3-1, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

a

Kështu, Drita kualifikohet në Play Off të Conference League, ku do të takohet me Legian e Varshavës.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League