Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARNE - BALLKANI

Ballkani eliminohet pas penalltive, përfundon aventurën në Evropë

Foto: www.irishnews.com

Ballkani eliminohet pas penalltive, përfundon aventurën në Evropë


15 August, 2024 @23:57

Pas dy viteve radhazi paraqitje në grupe të Conference League, Ballkani këtë vit është ndalur në rrethin e parafundit kualifikues.

Skuadra suharekase ishte mposhtur 0-1 në Prishtinë nga skuadra irlandezo-veriore Larne, e sonte suharekasit, ndonëse e fituan ndeshjen në kohë të rregullt 0-1, u eliminuan pas goditjes së penalltive.

Walid Hamidi nga pika e bardhë në minutën e 45’ e gjeti golin e vetëm të këtij takimi, e pasi edhe vazhdimet përfunduan pa tjetër gol, fituesi u detyrua të përcaktohej pas goditjeve të penalltive.

Aty, Walid Hamidi e Engjëll Ajazaj shpërdoruan penalltitë e tyre, e shënimi i Krenar Dulajt ishte i pamjaftueshëm, pasi që vendasit shënuan 4 herë, pa gabuar as edhe një herë.

Kështu, Larne triumfoi 4-1 pas penalltive dhe arriti fazën tjetër të garës, e për Ballkanin aventura evropiane për këtë sezon përfundon këtu.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League